ARKATANA

Kaliumi, “super-minerali” që shpëton jetë – por pak njerëz e marrin sa duhet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kaliumi është një ndër mineralet thelbësore për funksionimin normal të trupit, por trupi nuk e prodhon vetë – dhe për keqardhje, shumica e njerëzve nuk marrin as afër sasisë që u nevojitet.

Sipas të dhënave të fundit, më pak se 2% e popullsisë në vendet e zhvilluara, përfshirë SHBA-në, e arrijnë sasinë e rekomanduar ditore prej 4.700 mg. Kjo mungesë vjen si pasojë e kalimit nga një dietë me fruta e perime të freskëta, në një regjim ushqimor të përpunuar, të gatshëm dhe të varfër në vlera ushqyese.

Një analizë e disa studimeve ndërkombëtare tregon se rritja e konsumit të kaliumit me vetëm 1.640 mg në ditë lidhet me 21% më pak rrezik nga goditjet në tru. Ekspertët thonë se ky ndikim në shëndet mund të dyfishohet apo trefishohet nëse sasia rritet edhe më tej.

Por ç’duhet konsumuar?

Fundamenti

Në kundërshtim me besimin popullor, banania nuk është burimi më i mirë i kaliumit. Madje sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, nuk figuron as në 1.500 ushqimet më të pasura me kalium.

Ndër ushqimet më të fuqishme për të përmbushur nevojat janë perimet me gjethe jeshile si spinaqi, patatet me lëvore, thjerrëzat, fasulet, soja, avokado, pjepri, domatet, lëngjet e freskëta të perimeve dhe produktet e bulmetit.

Kaliumi ndihmon jo vetëm për shëndetin e zemrës dhe trurit, por edhe në ruajtjen e ekuilibrit të mineraleve të tjera si magnezi dhe natriumi, duke ulur rrezikun nga tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.