UBT

Komuna e Kamenicës me marrëveshje bashkëpunimi me UN Habitat dhe FES

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Ky bashkëpunim trepalësh do të fokusohet në një plan të qëndrueshëm të mobilitetit si katalizator për gjithë përfshirje dhe qeverisje të mirë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me drejtorin për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor Uran Berisha si dhe drejtorin për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca Zotrim Kastrati, kanë pritur sot në takim përfaqësuesen e Zyrës së FES (Friedrich Ebert Stiftung) në Kosovë znj. Rudina Nallbani dhe përfaqësuesin e Zyrës së UN Habitat në Kosovë z. Modest Gashi.

Eco Higjiena

Ata së bashku kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për projektin e hartimit të Planit të Qëndrueshëm të Mobilitetit Urban për Komunën e Kamenicës (SUMP).

Ky bashkëpunim trepalësh do të fokusohet në një plan të qëndrueshëm të mobilitetit si katalizator për gjithë përfshirje dhe qeverisje të mirë./rajonipress/