Hidromorava

Chelsea gjen zgjidhje për Armando Brojën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere, teksa interesimi për të nga Bundesliga është shtuar ndjeshëm.

Sipas “The Athletic”, Red Bull Leipzig dhe Stuttgart janë dy klubet që kanë shfaqur interes konkret për sulmuesin shqiptar.

Broja, i cili sezonin e kaluar u huazua te Everton, është rikthyer në Stamford Bridge, por e ardhmja e tij duket larg klubit londinez.

Leipzig e shikon 22-vjeçarin si zëvendësues të Xavi Simons dhe Benjamin Sesko, të cilët pritet të largohen gjatë kësaj merkatoje.

Ndërkohë, Stuttgart kërkon të zëvendësojë Nick Woltemade, që është në radarin e Bayern Munich.

Fundamenti

Vlera aktuale e Brojës sipas Transfermarkt është rreth 12 milionë euro (10.4 milionë £), ndërkohë që Chelsea mund të shfrytëzojë interesin e Leipzig për të ndikuar në negociatat për një nga yjet e tyre, sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit anglez.

Simons dhe Sesko janë dy nga emrat më të kërkuar të merkatos, me Leipzig që kërkon midis 80 dhe 100 milionë euro për shërbimet e tyre, përcjell tch.

Chelsea tashmë ka përforcuar repartin ofensiv me afrimet e Liam Delap, Joao Pedro dhe Jamie Gittens, por e ardhmja e Nicolas Jackson është ende e paqartë, ndërsa Noni Madueke është pranë kalimit te Arsenal.

Nëse Jackson largohet, Blutë mund të kërkojnë një tjetër sulmues dhe këtu ndoshta mund të vijë edhe një marrëveshje me Leipzig që përfshin Brojën si pjesë shkëmbimi.

Në pritje të një vendimi zyrtar, e ardhmja e Armando Brojës mbetet një nga pikat e nxehta të merkatos së Chelsea këtë verë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.