Eko Higjiena

Rahimaj pret në takim përfaqësues nga KFOR-i amerikan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Ata kanë diskutuar rreth situatës së shkaktuar së fundmi në Kamenicë shkaku i zjarreve, si dhe kanë parë mundësitë e bashkëpunimit mes pjesëtarëve të KFOR-it dhe zjarrfikësve të Komunës së Kamenicës.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca Zotrim Kastrati kanë pritur në takim Nënkolonelin dhe Zëvendëskomandantin e KFOR-it për regjionin e lindjes z.Nicolas Costa së bashku me ekipin i cili operon për Komunën e Kamenicës.

Ata kanë diskutuar rreth situatës së shkaktuar së fundmi në Kamenicë shkaku i zjarreve, si dhe kanë parë mundësitë e bashkëpunimit mes pjesëtarëve të KFOR-it dhe zjarrfikësve të Komunës së Kamenicës.

Rahimaj ka njoftuar z.Costa rreth situatës momentale si dhe ka falënderuar KFOR-in për gatishmërinë që ka treguar në raport me kërkesat dhe ndihmën që ka dhënë për Komunën e Kamenicës në vazhdimësi.

Mobi Casa

Rahimaj përpos që ka kërkuar ndihmën e tyre me anë të makinerive për këto situata, ka kërkuar gjithashtu që KFOR të jetë një nga faktorët kryesor për rritjen e nivelit të bashkëpunimit mes komunave të lindjes.

Në të njëjtën kohë Kryetari Rahimaj ka propozuar që takimet mes kryetarëve të komunave që kanë qenë deri vonë të organizuara nga KFOR të vazhdojnë që të mbahen, sepse kanë qenë hapësira të përbashkëta ku janë diskutuar tema me rëndësi për të ardhmen e kësaj pjese.

Takimet e tilla me pjesëtarë të KFOR-it janë të vazhdueshme gjithmonë me qëllim diskutimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes në vend./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.