Skuadra e madhe gjermane ofron 8 milionë euro për Gashin
Shkëlzen Gashi po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha.
Sulmuesi i Baselit dhe kombëtare shqiptare, Shkëlzen Gashi është dëshirë e shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Ai po kërkohet me ngulm nga disa skuadra të Serie A dhe Bundesligas gjermane, por Basel ende po insiston për qëndrimin e tij.
Fussballinfos.ch shkruan se për Gashin në garë kë hyrë edhe skuadra e madhe gjermane, Schalke, e cila për shqiptarin ofron 8 milionë euro.
Kujtojmë se për Gashin interesim kanë shprehur edhe disa skuadra tjera si Monchengladbach, Lazio dhe Fiorentina. /Express


