UBT

Komiteti i Shëndetësisë miraton raportin e punës 6-mujore të drejtorisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka shqyrtuar të hënën raportin e punës së drejtorisë së linjës dhe e ka rekomanduar për Kuvend Komunal. Jashar Jashari, kryesues i Komitetit, ka thënë se gjatë kësaj periudhe 6-mujore, janë shqyrtuar çështje të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve dhe janë bërë rekomandimet e duhura për Kuvend Komunal.

Jashari ka thënë se ndër të tjera, kanë bërë rekomandimin për ndarjen e një linje buxhetore për projektin e kontrollimit sistematik të nxënësve, rekomandimin për shtimin e numrit të punëtorëve në inspekcionin sanitar, pastaj rekomandimin për emërtimin e QKMF-së me emrin e dr Nagip Rexhepit dhe të tjera.

Rreth raportit të punës si dhe çështjeve të tjera shëndetësore dhe të mirëqenies sociale, kanë diskutuar anëtarët e Komitetit, Agron Leka, Nexhat Halili, Veton Uka, Sami Ahmeti, të cilët kryesisht janë përqendruar te gjendja sociale, kriteret e ndihmës sociale, që janë shumë të rrepta, kërkesat për barna dhe të tjera.

ARKATANA

Kriteri për heqjen e ndihmës sociale një familje, fëmija i së cilës i mbush 5-vjeç, u cilësua i pa kuptueshëm, sepse një fëmijë i kësaj moshe nuk mund t`i sjellë asnjë përfitim familjes dhe as vetvetes.

Ka raste kur bashkëshortët thonë se për të siguruar vazhdimësinë e ndihmës, janë të detyruar të lindin fëmijë tjerë, jashtë planifikimit, sepse ndryshe u mbetet familja pa bukë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.