Qytetarët ironizojnë me Alban Hysenin: Veç gojë ish kanë e punë hiq?
Gjilan – Derisa Alban Hyseni me taksat e gjilanasve po promovon me dron optik ndonjë mini projekt të qeverive të kaluara, qytetarët po e ironizojnë dhe akuzojnë se nuk ka punuar asgjë për Gjilanin, duke treguar paaftësi dhe mos interesim për të realizuar projektet për Gjilanin.
Administratori i Gjilanit i njohur për demagogji dhe fjalë boshe, ka nisur një seri të dronëve nga lart, për ta bindur elektoratin e LVV, se ai dhe ekipi i tij kanë punuar diçka, ndërsa qytetarët sigurisht se nuk do të jenë viktimë e tij e radhës, në zgjedhjet e tetorit, duke e larguar nga pozita që mbanë në mënyrën më të keqe përmes votës – ndëshkimit.
Alban Hyseni me taksat e gjilanasve po bënë marketing, derisa ka thënë disa here se ai pa balotazh do të fitojë në Gjilan.
Ndërkaq gjilanasit të irrituar dhe dëshpëruar nga administratori i lodhtë, në komentet e tyre në faqen e komunës së Gjilanit, e kanë quajtur të lodhtë dhe njeri veç “fjalë goje”.
Mevlud Kqiku qytetar ka shkruar në postimin e Alban Hysenit: ”Veç gojë ishe kanë, e punë hiq”.
Kurse komentuesi tjetër Arton Spanqa Emini ka shkruar: “Me gojë plot paska shkruar JANGA JUNGA – hahahaha”./rajonipress/


