ARKATANA

Aliu: Filmi më i ri i Alban Hysenit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Produksioni “Kinematografia AH (Alban Hyseni)” sw fundit doli me filmin e radhës të metrazhit të shkurtër: “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhegër”. Regjia e njëjtë, aktorët e njëjtë, sikurse në gjithë filmat e tjerë të parafushatës. Asnjëri s’bazohet në ndonjë ngjarje të vërtetë, e rrjedhimisht – as ky. Një tjetër projekt i nisur në mendje, por që s’e sheh dritën e realizimit ka ironizuar Avdyl Aliu i LDK-së.

Zhegra i ka pa edhe disa “filma” të mëhershëm nga ky produksion:
“Palestra e Sportit dhe Kapriatat Metalike”
“Fusha e Sportit me Standarde të Përçudme”

Të gjithë të realizuar e shfaqur vetëm në rrjete sociale, me efekte speciale, por pa asnjë efekt real në terren.

Uji Dea

Sipas produksionit AH, qytetari i Zhegrës s’ka nevojë me i prek këto projekte – boll është t’i shohë në ekran.
Zero projekte të përfunduara. Të gjitha të nisura, asnjë e kryer.
Madje, kish qenë mirë të ndërtohej një projekt i vetëm deri në fund: “Muri i Ekspozitës” në qendër të Zhegrës, ku do të vareshin të gjitha projektet e lëna përgjysmë – si një muze i (mos)punës së kësaj qeverisjeje lokale.
Zhegra nuk ka nevojë për filma – ka nevojë për palestrën e përfunduar, fushën e sportit funksionale, e projekte të tjera që fillojnë e mbarojnë, jo veç për foto e për xhirime.
Për filma dhe lavdata – mjeshtër.
Për realizim – hiç!

Zoti hajr e bëftë… deri në filmin tjetër!