Hidromorava

Në Gjilan shënohet “Dita e Kulturës Japoneze”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit, në kuadër të javës së vendeve mike të Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim me Agjencionin Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), ka shënuar sot “Ditën e Kulturës Japoneze” me një sërë aktivitetesh kulturore e sportive.I pranishëm në ngjarje ka qenë nënkryetari Rexhep Kadriu, përfaqësues të agjencionit JICA, kryetarja e shoqatës “JAAK”, Nezakete Hakaj, përfaqësues të Universitetit “Kadri Zeka” si dhe qytetarë të interesuar.

“Në kuadër të ditëve të diasporës, Komuna e Gjilanit po organizon javën e vendeve mike të cilat e kanë ndihmuar Komunën tonë në forma të ndryshme. Me këtë rast e falënderoj JICA-n për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Gjilanit dhe besojmë që do ta vazhdojmë bashkëpunimin. Sot do të kemi aktivitetet e prezantime, derisa i kemi edhe përfaqësuesit nga shteti japonez të cilët do të demonstrojnë teknikat e tyre, sikurse e kemi edhe klubin e xhudos nga Gjilani. Ju uroj të kaloni mirë sot”, u shpreh me këtë rast nënkryetari Kadriu, i cili ka folur në emër të kryetarit Lutfi Haziri.

Kryetarja e shoqatës “JAAK”, Nezakete Hakaj, e ka falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë mundësi që të promovohet tradita dhe kultura japoneze.

United Hospital

“E falënderoj Komunën e Gjilanit që e ka mundësuar që të promovohet tradita dhe kultura japoneze, shtet ky nga të parët që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Qëllimi i shoqatës sonë është që t’i shpërndajmë njohuritë që i kemi marrë në Japoni, t’i marrim eksperiencat dhe t’i zhvillojmë edhe më tej sikur shteti i zhvilluar i Japonisë në aspektin e industrisë, por edhe me një traditë dhe kulturë të lashtë”, u shpreh zonja Hakaj.

Në këtë ngjarje është demonstruar aktiviteti i xhudos nga klubi i xhudos “Gjilani”, është realizuar një program kulturo-artistikë, një ekspozitë me gjëra japoneze, e shumë aktivitete tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.