Apel për qytetarët e Komunës së Kamenicës: Mos ndizni zjarre në natyrë
Kamenicë – Komuna e Kamenicës bën thirrje urgjente për kujdes të shtuar dhe ndalim të plotë të ndezjes së zjarreve në natyrë, pasi që në këto ditë të nxehta të verës, rreziku nga shpërthimi i zjarreve është gjithnjë në rritje.
Në mënyrë që të parandalojmë dëmet e mëdha materiale, rrezikimin e jetëve njerëzore dhe shkatërrimin e pasurisë natyrore apelojmë tek qytetarët që shtohet kujdes i veçantë në këto raste:
- Mos digjni barishte, mbeturina apo degë të thata në toka bujqësore;
- Mos ndizni zjarre për piknik ose aktivitete tjera në vende publike pa leje të autoriteteve;
- Raportoni menjëherë çdo zjarr ose veprim të dyshimtë në numrat emergjentë si:
Njësinë e Zjarrëfikësve në Kamenicë 193
Qendrën Operative Emergjente 112
Policinë e Kosovës 192
Ndihmën e Shpejt 194
Zjarret jo vetëm që dëmtojnë ambientin dhe kafshët, por edhe rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve tanë. Veprimet e pakujdesshme mund të kenë pasoja të parikuperueshme për të gjithë komunitetin.
Kujtojmë se ndezja e zjarreve pa autorizim është e ndaluar me ligj dhe e dënueshme sipas legjislacionit në fuqi./rajonipress/


