Eko Higjiena

Gagica: Gjilanit i duhet një kuvend funksional – kuvendit i duhet Ibish Ibishi!

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në tre mandate të mëparshme të suksesshme në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Ibish Ibishi ka dëshmuar përkushtim dhe përfaqësim të denjë, veçanërisht për banorët e Mireshit, duke qenë zë i fuqishëm për kërkesat dhe nevojat e tyre ka shkruar Nazim Gagica.

Postimi i plotë:

Me mbi 30 vjet përvojë në shërbim të shëndetit publik, Ibishi ka shërbyer me përkushtim e ndershmëri në institucionet shëndetësore, gjithmonë në anën e qytetarit.

Si veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare dhe i përndjekur nga ish-sistemi, ai përfaqëson një brez që nuk është dorëzuar kurrë përballë sfidave dhe këtë përkushtim e bart me vete edhe sot në politikën lokale.

Uji Dea

Mandatin e fundit mungesa e tij në Kuvend është ndjerë thellë. Rikthimi i Ibishit nuk është thjesht nevojë, është domosdoshmëri për një Kuvend më të përgjegjshëm dhe më afër qytetarit.
Rikthimi i tij është rikthim i zërit të qytetarëve të ndershëm.

Na priftë e mbara!

https://www.facebook.com/Nazzimi/videos/733491282426756