FIDANISHTJA

Xhaka: Interesimi i Bayernit është joshës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka ka treguar se Bayern Munich është interesuar për shërbimet e tij dhe një gjë e tillë është shumë joshëse për të, por ka shtuar se një transferim nuk do të ndodhë në këtë fazë të karrierës së tij.

Xhaka në tri sezonet e para me Borussia Monchengladbachin ka treguar një formë të lartë, duke hyrë në mesin e mesfushorëve më të mirë në ligë, dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e kampionit në fuqi Bayern Munich, transmeton Koha.net.

“Natyrisht se interesimi i Bayernit është shumë joshës”, ka thënë Xhaka për Bild.
“Por transferimi në Bayern nuk është çështja kryesore tani. Kam nënshkruar një kontratë deri në dimrin e vitit 2019. Nuk e kam rinovuar në mënyrë që të largohem gjashtë muaj më vonë. Për mua Gladbach tashmë është një klub i madh, por sigurisht se ka klube edhe më të mëdha që do të mund të ishte për mua hapi tjetër”, ka shtuar Xhaka për gazetën gjermane.

Uji Dea

Graniti ishte bashkuar me Gladbachin në vitin 2012 dhe që nga atëherë është shndërruar në një figurë kyçe të klubit gjerman në arritjen e synimeve të tij.

http://koha.net/?id=6&l=68079

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.