Fundamenti

Matoshi: Shpresoj që Pacolli të mbajë premtimet për fabrikën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në verën e vitit 2013, në Kamenicë ka filluar ndërtimi i një fabrike këpurdhash. Kjo fabrikë ka qenë edhe premtim elektoral i AKR-së për Kamenicën. Dy vite më vonë pos rrafshimit të vendit të ndërtimit, mbushjes me gurë e zhavor nuk është bërë diçka tjetër në këtë vend thotë Fatmir Matoshi.

Kryetari i AKR-së në Kamenicë Fatmir Matoshi, thotë se kjo është çështje mes pronarësh të kësaj fabrike. “Sjellja e investitorëve japonez dhe evropian në Kamenicë për ndërtimin dhe funksionalizimin e një fabrike kërpudhash ekzotike të llojit “Chitake” është bërë nga Presidenti Pacolli, pronari i Fungo SHPK Fatmir Krasniqi dhe Agim Bahtiri. Këtë premtim për herë të parë e ka publikuar Presidenti Pacolli i cili ka zhvilluar takime me përfaqësues të kësaj kompanie, ndër të cilat partnere është edhe kompania e familjes së kryetarit aktual të Mitrovicës Agim Bahtiri, dhe ne përveç që e kemi mirëpritur edhe jemi angazhuar që ky investim të ndodhë pikërisht në Kamenicë. Unë besoj dhe shpresoj që Presidenti Pacolli do të mbajë premtimet e dhëna dhe kjo fabrikë do të ndërtohet.” ka thënë Matoshi.

UBT

Duke qenë se tanimë AKR është pjesë e qeverisjes komunale dhe në kuvend ka grupin e këshilltarëve të saj, së bashku me partnerin udhëheqës qeverisës PDK-në, ne jemi të përkushtuar dhe të vendosur që t`i mbështesim investimet e kësaj kompanie ose cilësdo kompani prodhuese që mund të vij në Kamenicë për të punuar dhe për të krijuar vende të reja të punës. “Për më tepër e sigurojmë kompaninë “Hirano” se do të realizojmë projektin e ndriçimit dhe të trotuarit deri tek vendi ku ata kanë planifikuar ndërtimin e kësaj fabrike, në rast se ata vazhdojnë punën”, ka thënë nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.