Zjarri kaplon shtëpinë e Nexhat Krasniqit, Bajrush Ymeri kërkon ndihmë
Gjilan – Të dielën në Makresh të Ulët është djegur shtëpia e Nexhat Krasniqit. Ky lajm e ka tronditur Bajrush Ymerin i cili ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kërkuar publikisht ndihmë për këtë familje që tani ka mbetur pa strehë.
“Sot po e ndaj me ju një fatkeqësi që na ndodhi në komunën tonë në fshatin Makresh i Ulët. Familja Krasniqi sot mbeti pa shtëpinë të cilën e ndërtoi me mund të madh dhe me forca të veta kryefamiljari Nexhat Krasniqi” ka shkruar Bajrush Ymeri.
Ymeri ka thënë se Nexhati para tri viteve vendosi që të kthehet në vendlindjen e tij dhe të ndërtojë një shtëpi për fëmijët e vet sepse me një pagë minimale që merrte nuk arrinte që t`i plotësojë nevojat e familjes se vet 11 anëtarëshe.
Filloi jetën në fshatë duke u marrë me bujqësi, improvizoi një shtallë për të mbajtur bagëti. Nuk ankohej asnjëherë dhe nuk kërkoi ndihmë nga askush por të gjitha i bëri vet me një kredi që e mori.
Me gruan, katër fëmijët, dy reja dhe tre nipa e mbesa e filloi jetën e re në kushte të vështira por me vullnet të madh.
Mirëpo sot ky vullnet dhe kjo shpresë e tij për një të ardhme më të mirë u shua sepse zjarri që sot kaploi shtallën dhe shtëpinë e tij nuk la asgjë, i mori me vete të gjitha.
Menjëherë pas lajmit shkova për ta vizituar, ishte një moment prekës kur sheh shtëpinë duke u djegur, kur sheh fëmijët të cilët qanin dhe luteshin për ndihmë.
Fatkeqësisht nuk jam më në pozitën që kam qenë sepse shpejt do ti`a bëja zgjidhjen.
Tani kërkojë ndihmën e juaj, të g
jithë juve që keni mundësi me ndihmue Nexhatin do të ju jem shumë mirënjohës.
Me shpresë që do të na ndihmon naj kush unë në emër të familjes Krasniqi ju falënderojë paraprakisht ka shkruar Ymeri./rajonipress/


