Drita sjell edhe një përforcim Xhevdet Shabanin
Gjilan – Për futbolldashësit e Dritës dhe tifozëve të sajë të flakët ‘Intelektualët’ kryesia e kësaj skuadre ka përgatitur edhe një surprizë të këndshme, duke arritë marrëveshje me futbollistin e Feronikelit Xhevdet Shabani.
Ish mesfushori i Dritës Shabani i cili para dy vitesh ishte larguar nga ‘bardh e kaltërtit’ e Dritës, pritet të nënshkruaj kontratë një vjeçare brenda 24 orëve.
Mesfushori Shabani është njëri ndër futbollistët më të pëlqyer të tifozëve të Dritës “Intelektualët”.
Shabani me lojën e treguar në fushën e blertë, konsiderohet si njëri ndër mesfushorët më të mirë në futbollin e Kosovës.
28 vjeqari Shabani apo siç e quajnë ndryshe “Rrapa” më herët ka mbrojtur ngjyrat e Teutës së Durrësit, dhe kampionit aktual dhe fituesit të kupës së Kosovës Feronikeli.
Me përforcimet e bëra Drita, me të drejt në edicionin e ardhshëm të Superligës së Kosovës, synon kreun e tabelës së klasifikimit./rajonipress/


