Edita Tahiri takon gratë e Anamoravës
Gjilan – Edita Tahiri ka marrë pjesë në një tryezë në Artanë ku është folur për temena:”Gratë së bashku në përkrahje të marrëveshjeve të Brukselit”.
Në Komunën e Novobërdës në organizim të OJQ Lobimi Regjional i Grave në kuadër të projektit: ”Gratë së bashku në përkrahje të marrëveshjeve të Brukselit” që financohet nga Ambasada Finlandeze në Prishtinë është folur mbi rolin e gruas në integrimet evropiane.
Edita Tahiri, Ministrja për dialog të Kosovës ka folur për zbatimin e dialogut të Brukselit dhe kontributin e bisedimeve për të ruajtur stabilitetin në regjion.
Tahiri gjithashtu ka folur edhe për rëndësinë e rolit të gruas në integrimet evropiane dhe stabilitetin regjional si dhe është fokusuar në pozitën e gruas dhe kushtet e përgjithshme të komuniteteve në Novobërdë.
Në këtë tryezë kanë folur edhe pjesëmarrës tjerë kurse përveç grave nga Novobërda në këtë tryezë kanë marrë pjesë edhe komuna e Ranillugut, Parteshit, Gjilanit dhe Kllokotit./rajonipress/


