FIDANISHTJA

Rahimaj ka pritur në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me një pjesë të drejtorëve komunal ka pritur në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë Hiroyasu Tanigaki.

Ky takim vjen menjëherë pas vizitës së Rahimaj në Japoni, me rastin e pjesëmarrjes së Komunës së Kamenicës në Osaka Expo 2025.

Ata kanë diskutuar rreth takimeve që Kryetari ka realizuar në Japoni si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit e ekonomisë.

KKVITI

Rahimaj është shprehur se Komuna e Kamenicës është e gatshme për bashkëpunim në secilën fushë, duke vlerësuar lartë nivelin e pritjes si dhe zhvillimeve që ky vend ka pasur në të gjitha fushat.

Ambasadori japonez z.Tanigaki ka bërë të ditur se Komuna e Kamenicës është komuna e parë nga Kosova që merr pjesë në një ngjarje të tillë./rajonipress/