ARKATANA

Si të flini më shpejt

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Fikni telefonin: fikni çdo gjë teknologjike 60 minuta para se të shtriheni për të fjetur. Lexoni një revistë apo libër dhe evitoni filmat në televizor apo orët e gjata mbi ekranin e telefonit.

Kontrolloni temperaturën e dhomës: rregulloni kondicionerin në mënyrë që temperatura e dhomës të jetë konstante dhe të ndjeheni rehat.

Hidromorava

Mos shikoni orën shpesh: ky veprim ju pengon të bëni gjumë të qetë. Do të jeni vazhdimisht të fokusuar tek ora duke u shpërgjëndruar nga gjumi.

Fikni të gjitha dritat: drita e kompjuterit, telefonit, televizorit ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit. Errësira është efektive për një gjumë të qetë./Health magazine/Përgatiti: Elena Beta