Drita sjell përforcimin e radhës nga Kumanova
Gjilan – Krerët e skuadrës ‘bardh e kaltër’ të Dritës së Gjilanit nuk kanë të ndalur, me sjelljen e futbollistëve të importuar në skuadrën e tyre.
Përforcimi i radhës tek Drita është futbollisti nga Kumanova Egzon Zendeli, i cili luan në repartin e sulmit.
Sipas zyrtarëve të Dritës, futbollisti Zendeli është një talent i madh i futbollit, sepse ky sulmues ka tipare të veçanta me gjatësinë e tij prej 1.92 cm.
Zendeli edhe pse i ri ka një karrierë të bujshme prej futbollisti, më herët ka mbrojtur ngjyrat e Milanos e Bashkimit, të Kumanovës, Metalurgut dhe dy skuadrave Zvicerane.
Koordinatori i Dritës Fisnik Kërqeli, për rajonipress ka bërë të ditur për sjelljen e këtij futbollisti,” Është një futbollist cilësor, kemi arritë marrëveshje me Zendelin dhe presim që stinorin e ri të Superligës së Kosovës në futboll, t`i prijë sulmit të skuadrës sonë”./rajonipress/


