Talenti që po mahnit shtetin “Helvetik” të Zvicrës
Gjilan – Nuk është e kot thënia e proverbit popullor “se dita e mirë shihet në mëngjes”. Një thënie e tillë vlen për talentin shtatë vjeçar Oltijon Ismajli, i cili po mahnit ekspertët e mëdhenj të futbollit Zviceran.
Edhe pse i ri për nga mosha, Olti siç e quajnë të gjithë në hapat e parë të tij është vërejtur se ky djalosh ka një dhunti nga perëndia, një talent të jashtëzakonshëm për lojën e futbollit.
Edhe pse shtatë vjeçar Olti ka një shtat të gjatë, një kulturë të lartë sportive, që do t`i kishin lakmi shumë futbollist të tjerë.
Nga dashuria e madhe ndaj futbollit, prindërit e Oltit duke e vërejtur talentin e tij, me sugjerimin e shumë dashamirëve të futbollit, e regjistrojnë në shkollën e futbollit FC USTER.D.
Në ushtrimet e para Olti mahnit zyrtarët e kësaj shkolle, duke bërë me dije se në klubin e tyre ka arritë një xhevahir i papërsëritshëm në lojën magjike të futbollit.
Se sa janë të interesuar ekspertët e futbollit Zviceran për talentët në vendin e tyre, dëshmon e dhëna se për Oltin menjëherë interesohen klubet e mëdha Zvicerane ta kenë nën ombrellën e tyre.
Agjentet e futbollit Zviceran menjëherë kanë nënshkruar një parakontrat me shkollën e futbollit FC USTER.D për karrierën e mëtutjeshme për këtë xhevahir të futbollit.
“Jam krenar që jam shqiptar, ëndrra ime është që një dit ti mbrojë ngjyrat e e një skuadre të mëdha evropiane, por ëndrra ime është që të luaj për Kosovën, pasi është toka ime dhe e prindërve të mijë, kjo është një ëndërr që do ta realizoj dhe tërë Kosova do të krenohet me gjeneratën time, pasi ka shumë talent, tërë dijen që kemi do ta japim për vendin tonë”, bënë të ditur për rajonipress, Oltijon Ismajli.
Se çka presin prindërit e Oltit nga djali i tyre ata theksuan. “Ka një talent të madh të futbollit, ekspertët e kanë vlerësuar, duhet të punohet me të, brumi është vetëm duhet gatuar dhe ne jemi të bindur se Olti me hapa të sigurt po shkon drejt sukseseve”. /rajonipress/


