Mehmedi: Dua të pëballem me kampionët
Ylli shqiptar Admir Mehmedi ka shprehur dëshirën e tij që ën shortin për kualifikimet e Kampionatit Botëror të përballet me kampionin në fuqi, Gjermaninë.
Përfaqësuesi i Zvicrës kur është pyetur se cilën kombëtare e dëshiron si kundërshtar në grup, ai ka thënë: “Në thelb mund ta kemi çdokënd! Por është e qartë që kemi ekipe më të lehta dhe më të vështira për tu përballur. Gjermanët do të ishin një kundërshtar i madh për ne dhe po, unë e dua Gjermaninë ta kem kundërshtare”.
Shorti për kualifikimet në Kampionatin Botëror do të hedhet sot në Shën Petersburg të Rusisë, me fillim nga ora 17./Indeksonline/


