Bleona rikthehet fuqishëm me ‘RIDE IT’
Artistja e njohur Bleona, është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore me projektin e saj më të ri, “RIDE IT”, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Një këngë që përjetohet si një udhëtim i zjarrtë mes dëshirës, dominimit dhe lirisë së pakushtëzuar.
E vendosur në një univers kinematografik ku përzihen elementët epikë të filmit Dune dhe adrenalina e Transformers, videoja muzikore e “RIDE IT” është një kryevepër vizuale.
E veshur me modë avangardë, Bleona shfaqet plot sensualitet.


