Fundamenti

Gara në gjykata, nën hijen e mafio-oligarkëve

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Pretendimet e të gjithë atyre që kanë për synim që të zgjidhen në postet e drejtuesve të Gjykatave Themelore në nivel të Kosovës, por edhe Gjykatës së Apelit janë njerëzore dhe të drejta si pretendime individuale, madje duke shfrytëzuar për këtë qëllim edhe lobimin e tyre nëpër qarqet më të larta të drejtësisë. Por, njohësit dhe analistët e kësaj fushe kanë frikën e madhe se edhe këtë herë, ndonëse me gojën e tyre publikisht shprehen se nuk do të ndërhyjnë në Gjyqësor, prapë do të jetë politika faktori vendimtar, sikurse edhe deri më tash, që do të vendosë se kush, ku dhe në cilin post do të zgjidhet.

Shteti i kapur nuk toleron befasi në konkurse

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se padyshim që kjo luftë për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatave Themelore në nivel të Kosovës, por edhe të Gjykatës së Apelit zhvillohet për interes të mafio- politikës, ngase aty në hallkat e drejtësisë dhe institucioneve të shtetit, mafio- politika, që ka kapur institucionet e shtetit, edhe në këto pozita i do njerëzit e vet.

Pretendimet e të gjithë atyre që kanë për synim që të zgjidhen në postet e drejtuesve të Gjykatave Themelore në nivel të Kosovës, por edhe Gjykatës së Apelit janë njerëzore dhe të drejta si pretendime individuale, madje duke shfrytëzuar për këtë qëllim edhe lobimin e tyre nëpër qarqet më të larta të drejtësisë. Por, njohësit dhe analistët e kësaj fushe kanë frikën e madhe se edhe këtë herë, ndonëse me gojën e tyre publikisht shprehen se nuk do të ndërhyjnë në Gjyqësor, prapë do të jetë politika faktori vendimtar, sikurse edhe deri më tash, që do të vendosë se kush, ku dhe në cilin post do të zgjidhet. Ndaj, është shtruar edhe çështja se sa po ndikon në këtë drejtim politika mafioze dhe mafio- oligarkia kriminale e nëntokës e lidhur me kryetarët aktualë dhe ata pretendues? Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se padyshim që kjo luftë për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatave Themelore në nivel të Kosovës, por edhe Gjykatës së Apelit, sipas tij, zhvillohet për interes të mafio- politikës, ngase aty në hallkat e drejtësisë dhe institucioneve të shtetit, mafio- politika që ka kapur institucionet e shtetit, edhe në këto pozita i do njerëzit e vet, kështu që bëjnë një luftë pa zgjedhur mjete, vetëm, siç tha, për të arritur qëllimin sipas logjikës dhe mendësisë makiaveliste, ” qëllimi arsyeton mjetin”.

FIDANISHTJA

Degradimi i shtetit ligjor

Kelmendi thotë se nuk është e panjohur kjo për publikun, ngase kështu këta pushtetmbajtës e kanë kapur shtetin dhe institucionet e tij me vite të tëra të udhëheqjes e keqqeverisjes së tyre politike.”Por, më në fund, nuk do të duhej që edhe më tej të vijë në shprehje e tërë kjo joparimësi, dhe e tërë kjo luftë e paprincipe, vetëm e vetëm që mafiopolitika dhe oligarkia kriminale edhe më tutje të drejtojë institucionet dhe shtetin me njerëz që përfaqësojnë interesat e tyre në rend të parë, e aspak interesat e qytetarit dhe vendit”, ka thënë më tutje ai. “Andaj, kjo mendësi edhe më tutje do ta çojë shtetin drejt degradimit, në rend të parë drejt degradimit të shtetit ligjor, të vetë sistemit të drejtësisë, pra të Gjyqësorit e prokurorive, në të vërtetë drejt degradimit të funksionimit të institucioneve të pavarura në punën dhe funksionin e tyre, po kështu edhe vetë institucionet e drejtësisë, gjë që deri më tash ka rezultuar se ky sistem i drejtësisë, pra gjykatat e prokuroritë nuk kanë funksionuar asnjëherë si të pavarura nga politika dhe ndikimet e saj në shumë forma, ngase më shumë deri më tash kanë qenë instrument për interesa sa herë u janë dashur dhe u duhen politikës dhe oligarkëve politikë”, ka vijuar Kelmendi. Ai ka shtuar se kjo gjendje do të duhej ndryshuar rrënjësisht, në rend të parë, siç tha, për hir të interesit të shtetit dhe integrimeve të tij në BE, duke e lënë punën e institucioneve të drejtësisë në pavarësinë e tyre sikur është çdo kund në Evropë, aty ku funksionon shteti i të drejtës dhe sundimi i ligjit për të gjithë, dhe jo kështu me interferimet e politikës dhe me ndikimet e tyre në çdo hallkë të këtij sistemi.

Meritorët duhet të vijnë në pozita

Profesori i së drejtës, Riza Smaka thotë se të jesh kryetar i një Gjykate Themelore apo të Apelit sot është privilegj dhe besim i madh, por në anën tjetër, siç tha, është edhe një korpus i madh i autorizimeve, të cilat në qoftë se abuzohen, aty ka profite marramendësisht të mëdha, por nëse do të punohej siç duhet do të kishte efekte jashtëzakonisht të mira për vendin tonë e që të cilat janë tepër të nevojshme. ” Por, përfaqësuesit pushtetarë, që kanë pretendime për ta mbërthyer shtetin, për t’i pasur kësisoj institucionet e caktuara në dispozicion për qëllimet e veta bëjnë çmos që aty të kualifikohen dhe të promovohen, t’i zgjedhin pra njerëzit e tyre, prandaj çështja është e tillë, e acaruar dhe droja është se do të intervenojnë këta funksionarët politikë që kanë pushtet dhe do t’i emërojnë njerëzit e vet në ato pozita dhe më pastaj do të shkojë edhe kënga e moçme që ka shkuar deri më tani”, ka vijuar më tej ai. Por, Smaka në këtë drejtim e sheh si një lloj lehtësimi atë sikurse mediet, por edhe shoqëria civile do të ishin shumë më aktive në këtë drejtim. “Mbase edhe do të mund ta jepnin një kontribut që në ato pozita të vijnë njerëzit meritorë, të cilët janë moralisht të pastër, si dhe profesionalisht të argumentuar në teori dhe praktikë”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” profesori Riza Smaka./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.