Selver Xhelili kujton me fjalët më të mira komandant Shqiponjën
Gjilan – Selver Xhelili është prekur tejet shumë nga vdekja e komandant Shqiponjës. Xhelili e kujton me fjalët më të mira dhe më të sinqerta komandantin e fjalës e të besës. Ai ishte një krah i fuqishëm i imi. Ai nuk ka vdekur kurse tradhtarët e kombit duhet të ndihen jo mirë gjatë gjithë jetës.
Selver Xhelili me shumë dhimbje e pikëllim e ka pritur lajmin për vrasjen e komandant Shqiponjës.
Xhelili që njihet si krahu numër dy i Shqiponjës thotë për rajonipress se ka humbur një njeri të madh, një ushtarak, një kombëtar e njeri me zemër luani. “Shqiponja ishte i të gjithë shqiptarëve kurse unë ndihem krenar dhe borxhli ndaj këtij atdhetari të madh që më rriti, më edukoj dhe më trajnoj ashtu siç shokët e idealit bëjnë në raste të tilla”.
Pavarësisht kësaj vdekje të rëndë unë dhe shokët e mi do e përballojmë edhe këtë sfidë thotë Xhelili. “Shokëve të mi u them se Shqiponja nuk ka vdekur, nuk vdes as vepra e tij sepse përkundrazi ne jemi edhe më të fortë e më të fuqishëm. Por mos të harrojnë ata tradhtar që ia morën jetën në mënyrë tinëzare se gjakun e Shqiponjës nuk e falim lehtë. Me shumë përgjegjësi morale e shoqërore betohem se amanetin e Shqiponjës do e qojmë në vend. Ai i deshi shqiptarët, e deshi atdheun e Kosovën e çliruar. Tradhtarët e tinëzarët nuk duhet të ndihen të relaksuar sepse Shqiponja dhe hija e tij do i ndjek kudo” tha Xhelili./rajonipress/


