Mobi Casa

KKSH dënon ashpër aktet e abuzimit dhe dhunës në fshatin Konçul

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Me rastin e bastisjeve të kryera nga ana e pjesëtarëve të policisë speciale, në mëngjesin e 22.07.2015, në shtëpinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe njëherit kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, si dhe në dy shtëpi tjera në fshatin Konçul, me urdhër të prokurorisë speciale për krim të organizuar nga Beogradi, me ç`rast janë arrestuar djali i kryetarit të KKSH dhe njiherit kryetarit të KK në Bujanoc dhe dy persona tjerë nga fshati Konçul.

Mënyra e realizimit të këtij aksioni është i papranueshëm nga njësitet speciale, ku gjatë këtyre bastisjeve është dëmtuar rëndë pasuria materiale me demolimin e shtëpive shqiptare dhe është cenuar integriteti dhe dinjiteti i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke mos lënë kurrfarë procesverbali mbi bastisjen e kryer, mangësitë e tilla juridike dhe mungesën e fakteve materiale, si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë procesit të arrestimit.

Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj çfarëdo lloji të abuzimit dhe dhunës ndaj qytetarëve shqiptarë e posaçërisht ndaj kreut të KKSH-së, Jonuz Musliu, duke e vlerësuar se është një sulm me tendencë të zhvatjes dhe përdhunimit të institucionit më të lartë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në mbrojtjen, ruajtjen dhe avancimin e të drejtat kolektive dhe individuale të shqiptarëve në këtë rajon.

Mobi Casa

Këshilli Kombëtar Shqiptar konsideron se aktet e tilla qyqare janë të pa pranueshme dhe nuk ndihmojnë proceset e integrimeve, për më tepër dëmtojnë rëndë dhe tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike, akte këto të cilat kanë prapavijë politike, me qëllim të mbjelljes së frikës dhe pasigurisë në popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën më të thellë ndaj presioneve të dhunës sistematike në vazhdimësi nga aparati i dhunës me qëllim të destabilizimit të situatës politike dhe të sigurisë dhe zbrazjes së Luginës së Preshevës nga shqiptarët.

Të vendosur që realizimin e të drejtave kolektive dhe individuale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës sipas standardeve më të avancuara rajonale dhe europiane, Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon nga faktorët relevant ndërkombëtarë për prezencë më të madhe në Luginën e Preshevës dhe të ushtrojnë presion tek organet shtetërore për ndërprerjen e gjitha proceseve të tilla me motive politike dhe kërkon që autoritet shtetërore në Beograd, që krahas ndërprerjes së këtyre proceseve politikisht të motivuara të ndërpresë edhe të gjitha format e diskriminimit dhe presionit të vazhdueshëm shtetërorë që po ushtrohet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë thuhet në njoftimin e shërbimit për informim pranë KKSH-së./rajonipress/