Eko Higjiena

Agim dhe Leotrim Agushi e fusin Vitinë dhe Kosovën në librin e rekordeve Guinness

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Agim dhe Leotrim Agushi nga Smira e Vitisë kanë hyrë në librin e rekordeve Guinnessit duke e vendosur dje një rekord të ri botëror në disiplinën sportive për mbajtjen e topit në kokë në çifte. Smirasit kanë mbajtur topin në kokë për 30 min 11 sekonda duke e thyer rekordin e deritanishëm të një çifti Suedez që ishte 12 minuta e 45 sekonda.

Përndryshe ky aktivitet është mbajtur dje në qendër të Qytetit të Vitisë dhe atë nën përkujdesen e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Para fillimit të këtij aktiviteti Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se ai dhe qeveria e tij komunale përveç se është i emocionuar por edhe i gëzuar pasi që kanë rastin të përkrahin këtë aktivitet. “ Me të vërtetë jam i emocionuar, por edhe i gëzuar jo vetëm unë por gjithë qeveria komunale pasi që sot kemi rastin që në këtë eveniment sportiv ta përkrahim dhe ta sponsorizojmë por edhe të përjetojmë bashkërisht “ u shpreh Haliti.

Hidromorava

Ai tha se kjo është një ngjarje e veçantë në nivel vendi duke potencuar se për këtë meritat kryesore janë të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe të sektorit të Sportit por edhe të vetë sportistet vitias dhe talentet siç janë Agim dhe Leotrim Agushi.

Ndërkaq Seyda Subasi- Gemici nga Guinnness World Records Limited duke bërë të ditur rekordin e ri botëror të vendosur nga Agim dhe Leotrim Agushi tha se ajo ishte dëshmitare e një rekordi të bukur dhe të jashtëzakonshme që është vendosur në Viti duke uruar për këtë arritje Vitinë dhe Kosovën në përgjithësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.