Uji Dea

Përkujtohet dëshmorin Kemajl Azizi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, është përkujtuar dhe janë bërë homazhe në nderim të këtij dëshmori.

Këtyre homazheve i ka paraprirë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ku edhe vendosën kurora me lule pranë varrit të dëshmorit.

Uji Dea

Në homazhe morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera komunale, përfaqësues të subjekteve politike, policisë, qytetarë të shumtë dhe anëtarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve që mban me krenari emrin e dëshmorit Kemajl Azizi./rajonipress/