Nga një aksident në Livoq të Ulët të Gjilanit lëndohen dy vozitës dhe tre pasagjerët
Gjilan – Policia e Kosovës përmes telefonit ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me lëndime. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti të ketë ardhur kur vetura Mercedes me targa 06, duke bërë kthim në të majtë në mënyrë të pa sigurt dhe duke mos respektuar rrugën me përparësi kalimi kalon ne shiritin e kundërt dhe ndeshet direkt me veturë VË Golf po me targa 06, me ç‘rast lëndime kanë pësuar të dy vozitësit dhe tre pasagjerët njoftoj policia e Gjilanit.
Të gjithë të lënduarit marinë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Gjilan, sipas raportit të mjekut ata janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti i referohet PTH./rajonipress/


