Fundamenti

Në Beguncë filloj ndërtimi i shkollës së re

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Nxënësit e shkollës fillore “Ahmet Hajdari” të Beguncës, të cilët ishin përballur me mungesën e hapësirës për mësim, sikur edhe personeli arsimor që është ballafaquar me kushte të vështira për punë, brenda pak muajsh nuk do ta kenë më këtë problem, pasi që sot ka nisur projekti i ndërtimit të objektit të ri të shkollës së fshatit.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka thënë në fjalën përshëndetëse se ka qenë imperativ i kohës që të sigurojmë një shkollë të re që do të jetë funksional dhe në shërbim të nxënësve dhe personelit arsimor, si në mësim nxënie po ashtu edhe mësimdhënie. “Ky objekt që po fillon sot, do të jetë një vatër e diturisë për filizat e ri, për arsye se Begunca ka pasur një traditë intelektuale. Ka qenë koha e fundit që ne të reflektojmë dhe të krijojmë një objekt të ri, funksional dhe që do tu mundësoj gjeneratave të reja edukim sa më cilësor. Prandaj, bashkë me drejtorin e Arsimit, së bashku me Kuvendin komunal, ne si Qeveri komunale jemi jashtëzakonisht të kënaqur që po fillojnë punimet të cilat besoj që në planin dinamik që të përfundojnë, edhe pse sivjet është shumë e vështirë të realizohet ky plan, mirëpo megjithatë shpresojmë dhe besojmë se punët do të ecin mbarë dhe të jenë sa më kualitative e të qëndrueshme, ngase zero tolerancë kemi si qeveri komunale për punët shkel e shko”, tha Haliti.

ARKATANA

Objekti i shkollës së re në Beguncë do të jetë dy katëshe, do të posedoj 10 klasë, ndërsa afati i planit dinamik të punës është 180 ditë pune.

Ky projekt do të kushtoj rreth 320.000 euro dhe financohet nga Buxheti Komunal i Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.