ARKATANA

Rashiti: Mashtrimeve të Alban Hysenit po i vjen fundi!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, çdo ditë e më shumë po e forcon epitetin e mashtruesit dhe manipuluesit politik. Viktimizimi i tij i përsëritur se “opozita nuk po i voton propozimet” është sa i turpshëm, aq edhe thellësisht manipulativ ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, vetëm 20 minuta para fillimit, ai solli për votim rregulloren për shërbyesit civil, një dokument me dhjetëra faqe në kundërshtim të plotë me çdo procedurë ligjore e standard etik. Ky është shembulli më i qartë i qeverisjes së fshehtë, të papërgjegjshme dhe të dështuar.

Uji Dea

Si mund të kërkosh votë e besim nga anëtarët e Kuvendit, kur as nuk u jep kohë për të lexuar e analizuar një dokument kaq të rëndësishëm? A ka më qartazi shkelje të transparencës dhe përbuzje ndaj demokracisë lokale?

Ky model i kontrabandimit politik nuk kalon më. Gjilani nuk mund të udhëhiqet me mashtrime, viktimizim dhe abuzim me procedurat.

Qytetarët e Gjilanit meritojnë një qeverisje të ndershme, transparente dhe me përgjegjësi.
Fundi politik i Alban Hysenit po bëhet çdo ditë e më i turpshëm.