Mobi Casa

Nëntë aktakuza kundër 11 personave për sulm seksual, kanosje, vjedhje dhe posedim droge

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

ARKATANA

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ”Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi seksual”./rajonipress/