ARKATANA

Dështojnë universitetet e Thaçit

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Disa nga universitetet e reja publike nuk po arrijnë ta sigurojnë numrin e kërkuar të studentëve me konkurs për vitin e ri akademik 2015/2016.

Kandidatë nga të gjitha komunat e vendit, duke përfshirë dhe ato ku janë hapur universitetet e reja publike si: Prizreni, Peja, Gjakova, Gjilani, kanë aplikuar për studim në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, ku numri i kandidatëve ka arritur në 17.412 veta.

Fundamenti

Ndërsa, për vitin e ri akademik 2015/2016 në UP do të pranohen vetëm 7800 studentë. Isak Shabani, drejtor i Teknologjisë së Informacionit në këtë Universitet, ka thënë për “Zërin” se aplikacione kanë ardhur nga kandidatë prej të gjitha komunave, kurse numri i aplikuesve ka arritur në 17.412 veta, që dhe i janë nënshtruar provimit pranues të hënën dhe të martën.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka vizituar kandidatët, të cilët i janë nënshtruar provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë në UP, për të parë nga afër organizimin e provimit pranues në njërin nga fakultetet më të kërkuara në UP./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.