Hidromorava

Haliti vizitoi punimet në trotuarin e lagjes Zuka në Pozharan

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot Poizharanin për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit në lagjen Zuka.

Punimet në këtë projekt infrastrukturor u mirëpritën nga banorët e këtij lokaliteti pasi që theksuan se ajo do të mundësoj qarkullimin më të lirë dhe të sigurt të banorëve.

Uji Dea

I pranishëm ishte edhe koordinator i lokalitetit, z. Ilir Zuka, i cili theksoi bashkëpunimin e mirë midis komunës dhe komunitetit lokal.

Përndryshe kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë vazhdon të punojë me përkushtim për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha lokalitetet e kësaj komune./rajonipress/