UBT

Avdijaj dikur s’kishte as rroba, sot vlen 50 milionë euro

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Donis Avdijaj gjithnjë e më shumë po zhvillohet si futbollist profesionist, por të kaluarën e vështirë nuk e harron në asnjë moment.Kur ishte i vogël me moshë, sulmuesi tashmë i njohur kosovar ishte i varfër e madje nuk kishte as veshmbathje të mjaftueshme. Një gjë të tillë e ka rrëfyer vet supertalenti i formuar në Schalke 04, aktualisht i huazuar në Sturm Graz.

“E dini si jam rritur? Kam jetuar në varfëri! Shteti më ka dhënë rroba. Prandaj, nuk është e vërtetë që jam futbollist i lazdruar, siç jam paraqitur në disa medie. Bashkë me familjen time kemi pasur të kaluar të vështirë, por me shumë punë e angazhim kam mbërritur deri këtu ku jam sot”, ka deklaruar Avdijaj për mediat gjermane.

Ai çuditet për faktin se gjithnjë mbetet në fokusin e medieve, ani pse është ende i ri me moshë. “Vërtet nuk jam i lazdruar. Por, nuk e di pse jam i fokusuar nga mediet, ndoshta që kam pas shënuar gol në derbi ndaj Borussia Dortmundit”, ka theksuar ai.

Zëri transmeton se pa e harruar të kaluarën, ylli i ri shqiptar tani po mundohet ta realizojë ëndrrën, që të bëhet si Bastian Schweinsteigeri ose Steven Gerrard. Andaj, thotë se po mundohet maksimalisht të zhvillohet në Strum Graz, me shpresën që të kthehet në Schalke 04, të cilën skuadër e sheh si një mundësi ideale për të shpërthyer dhe për t’u bërë një futbollist i madh.

Eco Higjiena

Ai falënderon Sturm Grazin, i cili po i jep hapësirë të madhe për të luajtur, duke e pasur parasysh moshën tij të re. Është ende vetëm 18 vjeç, por për Schalken vlen 50 milionë euro!. Avdijaj shpreson që ta takojë sa më shpejt ekipin e tij gjerman. Thotë se me dëshirë do ta sfidonte me Sturm Grazin, në kuadër të Europa Leagues.

Kosova shpreson të garojë në eliminatoret për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Shteti i ri e mirëpret Donis Avdijajn, sikurse që po e pret Shqipëria qe një kohë. Por, talenti kosovar mund të luajë edhe për Gjermaninë, nëse ftohet nga kjo e fundit. Për këto tri mundësi është në dijeni edhe vetë 18-vjeçari. Por, ende s’ka vendosur asgjë.

“Unë dua të zhvillohem më tutje si futbollist. Nuk e kam marr ende asnjë vendim”, ka thënë sulmuesi i rrezikshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.