United Hospital

Apel për ndihmë : Shtëpi për familjen skamnore në Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Naim Leci qytetar i Komunës së Kamenicës si pasojë e kushteve të rënda ekonomike ka nevojë për ndihmën tuaj. Ai dhe familja e tij 6 anëtarësh ( babai, vëllau , gruaja dhe 3 fëmijët) përballen me vështirësi çdo ditë dhe ndodhen buzë greminës së jetës. Përveç nevojës për një shtëpi ata ballafaqohen edhe me sëmundje të vështira ku babai i tij si pasojë e një aksidenti ka mbetur invalid dhe nuk ka jetë të mirë shëndetësore kurse djali i tij 9 vjeçar ka probleme me të pamurit ku shikimi i tij funksionon vetëm 30%.

Në mungesë të një shtëpie dhe në pamundësi për pagesë të qerasë ata janë detyruar disa herë të ndërrojnë vendbanim. Një iniciativë është ndërmarrë nga Fadil Matoshi dhe Rexhep Leci në bashkëpunim me nënkryetarin e Komunës zotin Fatmir Matoshi mirëpo kemi nevojë edhe për vullnetin tuaj të mirë.

Me ndihmën tuaj solidarizuese presim që kjo kërkesë të korrë sukses dhe kjo familje më në fund të jetojë një jetë normale. Njerëzit me vullnet të mirë dhe me zemër të pastër kontaktin e tyre mund ta bëjnë me Fadil Matoshin përmes nr kontkatues: 044-347-237(mobil ose viber) dhe në ipko 049-320-155 ose nr i gjirollogarisë 1702003025615919.

Mobi Casa

Nëse ndokush dëshiron kontakt të drejtpërdrejtë mund të orientohet në zyrën e Fadil Matoshi (Krivaqa) në lokalet e pompës së benzinës AL-PETROL në Berivojcë nga ora 07:00 – 17:00.

Të dashur bashkëqytetar dhe miq, shpresoj që edhe në këtë rast të tregoni solidaritet që kësaj familje t`i ofrojmë një mundësi për një jetë normale. Familja Leci ka një truall dhe kërkesa po bëhet vetëm për të siguruar materialin ndërtimor për shtëpi thuhet në njoftimin dhe apelin për ndihmë të Fatmir Matoshit drejtuar qytetarëve të Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.