Ylber Kastrati – Gjilani po rikthen namin që ka pasur dikur
Gjilan – Njëri ndër protagonistët kryesorë në radhët “e bardh e kuqëve” të Gjilanit, padyshim është edhe qendërmbrojtësi Ylber Kastrati, i cili me lojërat e tijë ka ndihmuar me të madhe për rikthimin e KF Gjilanit në Supërligën e Kosovës.
Shtatlarti Kastrati me përvojën e tij të futbollistit i cili tani e 7 stinore është pjesë e Gjilanit, po lenë gjurmë në këtë skuadër pa të cilin mbrojtja Gjilanase do të kishte probleme të mëdha.
Kastrati edhe pse ka pasur oferta shumë serioze nga tri skuadra të Superligës së Kosovës, ai i mbeti besnik Gjilanit, në stinorin e Superligës së Kosovës në futboll.
“Është e vërtet që kam pasur oferta nga disa klube, por në momentet e fundit kam vendosur që të jep kontributin tim për skuadrën e Gjilanit, për këtë jam shumë i lumtur, së bashku me tifozët e klubit ‘Skifterat’ dhe bashkëlojtarët e mi, do të japim më të mirën për ngjyrat e klubit, për këtë nuk dyshoj në asnjë moment, bënë të ditur Kastrati për rajonipress.
28-të vjeqari Kastrati i cili është edhe ndihmës kapiten i Gjilanit, rreth përgatitjeve të cilat kanë filluar rreth një javë për sfidat e ardhshme tregon.
“Është një fazë shumë e mundimshme kondukcionale, vapa tropikale që po mbretëron po na pengon me të madhe, kemi kompletuar skuadrën me disa futbollist, të cilët kryesia i ka sjell dhe çdo gjë është në rregull, shpresoj se po vinë ditë të mira për Gjilanin, dalëngadalë po e rikthejmë namin që ka pasur skuadra jonë në futbollin e Kosovës”.
Korpulenti Kastrati shpreson se Superliga e Kosovës në këtë stinor do të jetë shumë më e fortë se në vitin e kaluar.
“Do të jetë shumë cilësore, së pari po rikthehet derbi i madh Gjilanas, pastaj është rikthyer Liria, e cila është përforcuar shumë, njashtu edhe Llapi do të ketë një skuadër shumë cilësore, kampioni aktual Feronikeli ka ruajtur bërthamën e stinorit të kaluar, dhe ka sjell edhe nja tre futbollist shumë cilësor, do të jetë edhe Prishtina, dashamirët e futbollit Gjilanas do të kenë rastin që stinorin e ardhëm ta përcjellin nën ethet e futbollit Kosovar”.
Ylber Kastrati i cili njihet si futbollist i pa kompromisë në fushë, por në jetën e përditshme shumë i nderuar dhe i qetë, porosit tifozët e skuadrës së tij “Skifterat”. “Së bashku me “Skifterat” do të jemi befasia e Superligës, këtë e meritojnë tifozët tanë, të cilët edhe në momentet më kritike të skuadrës sonë, ata në asnjë moment nuk na kanë harruar, po vijnë ditë të mira për futbollin Gjilanas”./rajonipress/

