FIDANISHTJA

LDK e Gjilanit në pritje të “haberit” të Lutës për kandidatin për kryetar komune

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lutfi Haziri ka dhënë shenja se nuk do të jetë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e tetorit, por ende nuk është takuar me kryesinë e degës dhe me nëndegët e LDK-së, të cilët me padurim presin zyrtarizimin e Arbër Ismajlit.

Lutfi Haziri për shkak të angazhimeve në Prishtinë, vazhdon ta shtyjë procedurën e zgjedhjes së kandidatit për kryetar komune nga dega e LDK-së në Gjilan.

Mobi Casa

Tashmë kureshtja ekziston edhe tek nëndegët e LDK-së, kryesia e degës të cilët presin me padurim “haberin” e Lutës.

Nga praktika Luta gjithmonë i zvarrit gjërat, por aktivist e zyrtar nga ky subjekt kanë thënë për rajonipress se çdo vonesë e Lutfi Hazirit, e dëmton pozitën e Arbër Ismajlit dhe të vet LDK-së në Gjilan./rajonipress/