Qëndrim Sejdiu përforcimi i radhës i Dritës
Gjilan – Skuadra “bardh e kaltër” e Dritës arrinë të gjejë gjuhë të përbashkët me Qëndrim Sejdiun, për edicionin e ardhshëm të Superligës së Kosovës në futboll.
Sejdiu i cili konsiderohet njëri ndër mesfushorët më të mirë në futbollin e Kosovës, sot edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë në zyrat e KF Dritës.
Sejdiu më herët ka mbrojtur ngjyrat e Flamurtarit, KEK-ut, Prishtinës, Feronikelit, e Drenicës.
Ndërmjetësuesi i Dritës në blerjen e futbollistëve Fisnik Kërqeli për rajonipress, tha se kemi arritur gjuhë të përbashkët me Sejdiun, dhe po i plotësojmë zbrastesirat në klub. Kemi të bëjmë me një futbollist të dëshmuar për çka shpresoj që Sejdiu të na shpërblej me lojërat e tij të mira, dhe t`i fiton zemrat e tifozëve tanë ,”Intelektualët”. /rajonipress/


