UBT

“Paria e komunës”, gozhdohet me komente nga qytetarët: Ma shumë drejtora se banor, ecni more ka shpija…

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në klasën verore të sapondërtuar pranë shkollës “Sadulla Brestovci”, drejtorët e drejtorive komunale diskutuan me banorët e lagjes “Rruga e Prishtinës” për rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në planifikim dhe vendimmarrje, përmes Buxhetimit me Pjesëmarrje. Por qytetarët i gozhduan me komente parinë e komunës. Rruga e Prishtinës, pra rruga kryesore që ka filluar të dëmtohet nuk e ka përjetuar asnjë intervenim i realizuar nga Komuna për të rregulluar problemet në një rrugë kryesore që gjithmonë po dëmtohet ka shkruar Gëzim Murati.

Në këtë lagje votoi edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, banore e kësaj lagjeje, znj.Liza Gashi.

Propozimet për projekte nga banorët e “Rrugës së Prishtinës” për fazën e dytë të votimit janë:

  1. Parkingu
  2. Parku i lodrave për fëmijë
  3. Fusha e basketbollit

Më 29 maj do të kthehemi përsëri me procesin e votimit për projektin e lagjes.
Lagjja jote, vendimi yt thuhet në njoftimin e komunës,

KKVITI

Kurse qytetarët ishin të pamëshirshëm në rrjetet sociale.

Gëzim Murati shkroi: Rruga e Prishtinës fillon qysh nga rrethi tek Teatri i Qytetit e deri tek i ashtuquajturi Tynelli e deri tek Pompa e Derivateve tek Rruga Qarkore!
Rruga e Prishtinës pra rruga kryesore që ka filluar të dëmtohet asnjë intervenim i realizuar nga Komuna për të rregulluar problemet në një rrugë kryesore që gjithmonë po dëmtohet.

Kurse Armend Gashi ka shkruar: Ma shumë drejtora se banor, ecni more ka shpija se nuk po ia futin, ani kjo drejtoresha që din me mat speca ka ironizuar Gashi./rajonipress/