Eko Higjiena

Pensionohet infektologu, Enver Sulejmani

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Enver Sulejmani është pensionuar sot derisa ka punuar në spitalin e Gjilanit, që nga viti 1999, fillimisht në shtëpinë e shëndetit e pastaj pas kryerjes së specializimit është angazhuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Dr. Enver Sulejmani sot është pensionuar pas një pune të gjatë mbi 25 vite si infektolog në spitalin e Gjilanit.

Sulejmani prej vitit 1999 është angazhuar në shtëpinë e shëndetit në Gjilan, derisa pas kryerjes së specializimit është angazhuar në spitalin regjional në Gjilan si infektolog.

Mobi Casa

Ndryshe dr. Enver Sulejmani ka lindur më 16.5.1960 në fshatin Breznicë, komuna e Bujanovcit.

“Jam i lumtur dhe krenar që kam punuar në shërbim të pacientëve të Kosovës dhe të Luginës dhe ndaj të gjithë atyre që kanë pasur nevojë për ndihmën dhe këshillat e mija. Profesioni i mjekut është human dhe unë jam përpjekur vazhdimisht, që të jem afër secilit qytetar, që ka pasur nevojë për ndihmën dhe shërbimin tim mjekësor” tha Sulejmani./rajonipress/