UBT

Kosovës po i vjen një futbollist i madh

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dashuria e madhe për futboll nuk njeh kufi një gjë të tillë e ka vërtetuar edhe talenti i madh i futbollit Gjilanas Ermal Ismajli, i cili po mahnit trajnerët të cilët punojnë me të.

13-të vjeqari Ermal Ismajli edhe pse për nga mosha i ri me një talent të jashtëzakonshëm, tani e pesë vite asnjëherë nuk ju ka nda topit magjik të futbollit, pos që po pëlqehet në arenën e futbollit Kosovar, ai për një kohë shumë të shkurtë do të jetë pjesë e klubeve evropiane.

Zeshkani Ermal ismajli një gjë të tillë e ka dëshmuar në shkollën e futbollit “Fair Play” duke mos patur konkurrencë tek moshatarët e tij.

I qetë për nga natyra, por në fushën e blertë të futbollit i pakompromis, me një edukatë të futbollistit profesionit, ky talent i rrallë i futbollit shumë shpejt do ta tregon potencialin e tij të futbollistit edhe në arenën ndërkombëtare.

Mobi Casa

Ermali si futbollist profesionist, i matur me një kulturë të jashtëzakonshme për rajonipress theksoi se vetëm familjen time e dua më shumë se futbollin “Topi i futbollit më sjell kënaqësi të vërtet, e ndiej vetën të plotësuar kur luaj futboll, ëndërroj një ditë ta veshi fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, së bashku me bashkëlojtarët e mi e të gjeneratës sime, të marrim pjesë në kampionatet evropiane e botërore, duke përfaqësuar shtetin e Kosovës në majet e mëdha të futbollit”.

Ermali ka edhe një porosi të veçantë tek zyrtarët Komunës, që talentët të çfarëdo sporti të mos anashkalohen.”Ne jemi të këtij qyteti vendlindja jonë është kjo, të na stimulojnë të na përkrahin e të mos na humbin. Ne jemi ardhmëria e Kosovës dhe duhet financuar talentët që nesër të kemi sukses si të gjitha vendet evropiane e botërore”.

Talentin e Ermalit e ka konfirmuar edhe Menaxheri me licencë të FIFA-s Nexhmedin Bunjaku. “Kemi të bëjmë me një talent të madh të futbollit, ai së shpejti do t`i bashkëngjitet Akademisë së futbollit, nën mbikëqyrjen e FIFA-s me gjasa shumë të mëdha të depërtojë në skuadrat e mëdha të futbollit evropian”.

Ermali me talentin që ka në repartin mesfushor sulmues, shumë prej portierëve të kategorisë së tij ia kanë tmerrin në portat e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.