ARKATANA

Kozniku, i gatshëm për sfidat e reja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ardian Kozniku është i gatshëm për sfidat e reja. Trajneri kosovar e udhëhoqi Shkëndijën drejt pozitës së tretë në Kampionatin maqedonas sezonin e kaluar, ndërsa tash po shikon përpara.

Ish-futbollisti i njohur kosovar është shkolluar dhe insiston se e ka përpara një karrierë të gjatë në zejen e trajnerit.

“Momentalisht jam duke pushuar dhe po pres ndonjë ofertë për angazhim në ndonjë klub të ri. Unë nuk dua të punoj si asistent, pasi dua të bëhem trajner i njohur. Tek Shkëndija e kisha një përvojë të madhe. Jam mjaft i lumtur për kohën që e kam kaluar aty. Tetova me të vërtetë e do klubin e saj”, thotë Kozniku në një intervistë për “dnevno.hr”, përcjell Zëri.info.

Mobi Casa

“Unë e kam pasur një karrierë të mirë si lojtar dhe nuk kam frikë dhe jam i bindur se do ta kem njëjtë edhe si trajner. Jam shkolluar, arsimuar dhe jam gati për çdo sfidë”, shtoi ai, raporton Zëri.info.

Gjakovari siguron se përkundër ftohjes së marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, në klubin tetovar nuk ka pasur ndasi etnike dhe se të gjithë ishin të njëjtë. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.