ARKATANA

Gjetan Keta mbron titullin, mposht rusin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjetan Keta keta ka mposhtur boksierin rus Kanbolatov.
Boksieri Gjetan Keta mbrojti me sukses titullin Euroaziatik dhe të Paqësorit në peshën e mesme të versionit WBC, duke zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme në “Gerry Weber Stadion” të Halles, ku fitoi me K.O në raundin e tretë.

Një sukses, i arritur ashtu siç i ka hije dhe nofkës së tij, Mike i “Hekurt”, teksa zhvilloi një duel ndaj rusit Kanbolatov, të cilin e dominoi nga fillimi deri në fund, duke e rrëzuar plot 6 herë, i cili nuk humbiste prej plot 4 vjetësh.

Ashtu siç ka bërë gjithmonë Gjetani, u ngjit mbi ring me motive shqiptare, tinguj, që i dhanë frymëzimin e duhur për ta nisur menjëherë në mënyrë agresive ndeshjen, aq sa në raundin e parë e rrëzoi dy herë kundërshtarin e tij, shkruan albeu.com.

Uji Dea

Dhe në raundin e dytë, Keta, sërish me një seri kombinimesh me të majtën dhe të djathtën, nuk e lejoi për asnjë çast kundërshtarin të mbushej me frymë, duke mos i lejuar atij të shfrytëzonte dhe ato 10 centimetra gjatësi në favor. Kanbolatov u rrëzua dhe dy herë të tjera në tapet, por gjithsesi arriti ta mbyllë raundin, transmeton SuperSport.

Gongu nuk do ta shpëtonte më rusin, pasi në raundin e tretë, Keta e bëri sërish kundërshtarin e tij të ndjente erën e tapetit, përpara se ta rrëzonte përfundimisht për fitoren e tij të 19-të në karrierë, e 16-të me K.O.

Stafi i tij e ngriti mbi supe bashkë me Gjerdanin e Artë, Gjetanin, ndërsa vëllai Ismaili, bashkë me fanellën e Autochtonus, i qëndronte në krah i ndërgjegjshëm se për Gjetanin, tashmë mund të ketë ardhur momenti për të kërkuar “ëndrrën” amerikane duke synuar ngjitjen në ringun e më të mëdhenjve të boksit botëror./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.