FIDANISHTJA

Mesazh urimi me rastin e festës së FITRIT

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Nga Xhabir Hamiti – Edhe kjo festë e Fitrit, neve si shoqëri shqiptare na ka gjetur me jo pak halle, të cilat i kemi shkaktuar dhe po i shkaktojmë vet, me ose pa qëllim, për shkak të lakmisë së tepruar, bajraktarizmit, vrapimit vetëm pas pasurimit individual dhe të pa drejtë, monopolit të vazhdueshëm si dhe vyshkjes së skajshme të ndenjës për një mirëqenie kolektive të shoqërisë tonë.

Të nderuar qytetarë,

Festat fetare dhe shpirtërore kudo janë momente të bashkimit dhe gëzimit të njerëzve. Urojë që edhe kjo festë e madhe e gjithë pjesëtarëve të botës islame, të jetë si rast i afrimit dhe dashurisë njerëzore, me synimin e përhershëm për një të ardhme më të mirë dhe më të avancuar të të gjithë njerëzimit mbarë.

Në kohën kur shumë shpirtra njerëzor në shumë vende të botës sot, po përjetojnë vuajtjet dhe persekutimet më çnjerëzore të mundshme, në pamundësinë tonë për t`u dalë në ndihmë të drejtpërdrejtë, neve na mbetet vetëm arma e lutjes drejtuar Zotit që të padrejtit dhe mizorët të mposhten nga të drejtit dhe shpirtmirët, në mënyrë që asnjë krijesë njerëzore të mos jetë e privuar nga e drejta e saj për të jetuar, besuar dhe u zhvilluar lirshëm.

Njeriu është njeri, vetëm atëherë kur ndjenjën e dhimbjes, solidaritetit dhe mëshirës e ndanë me tjetrin, duke i trajtuar të gjithë si krijesë njerëzore pa dallim race dhe etnie.

FIDANISHTJA

Edhe kjo festë e Fitrit, neve si shoqëri shqiptare na ka gjetur me jo pak halle, të cilat i kemi shkaktuar dhe po i shkaktojmë vet, me ose pa qëllim, për shkak të lakmisë së tepruar, bajraktarizmit, vrapimit vetëm pas pasurimit individual dhe të pa drejtë, monopolit të vazhdueshëm si dhe vyshkjes së skajshme të ndenjës për një mirëqenie kolektive të shoqërisë tonë.

Drita dhe begatitë e Zotit në Gjithësi janë dhunti të Tij për gjithë krijesën njerëzore, prandaj ata të cilët mundohen që t’i uzurpojnë ato vetëm për veten e tyre, bëjnë veprim kundër Zotit dhe njëkohësisht edhe kundër ligjit të tokës. Të tillët, në fund, as vet nuk do të jenë shijues të tyre.

Ky gëzim festiv natës së madhe dhe i nesërm për të gjithë qytetarët me besim Islam ndër shqiptar si edhe gëzimi i të gjitha festave tona në vijim, le të jenë si rast reflektim për një solidaritet më të madh mes nesh, i një pakujdesje më dinjitoze dhe njerëzore për të gjithë ata që janë të nevojshëm në zgjatjen e dorës tonë të mëshirës dhe dashurisë si dhe reflektim për një drejtësi dhe trajtim më të merituar për jetimët dhe skamnorët tanë.

Zoti gjithmonë është në anën e atij i cili është human dhe solidarë me të tjerët.

Gëzuar festën e FITRIT/20