Zyrtare: Durim Gashi bëhet i Dritës
Gjilan – Më në fund futbollisti i Prishtinës Durim Gashi, do të bart të njëjtat ngjyra “bardh e kaltër” por për gjashtë muaj ai do t`i bart ato të KF Drita të Gjilanit.
Gashi më herët ka mbrojtur ngjyrat e KF Rahovecit, ndërsa skuadrës nga kryeqyteti Prishtinës ju kishte bashkangjitur, para një stinori.
Një konfirmim të tillë e kanë bërë zyrtarët e Dritës, duke theksuar se janë në bisedime edhe me disa futbollist të tjerë.
Siç dihet skuadra e Dritës mbijetesën e siguroi, në “barazh” duke eliminuar Flamurtarin e Prishtinës./rajonipress/

