Eko Higjiena

Talenti që po mahnit futbollin kosovar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Dymbëdhjetë vjeqari nga Gjilani Yll Ibrahimi, në kategorinë e Fatosave po lenë gjurmë në futbollin e Kosovës. Ky talent i rrallë i futbollit i cili është pjesë e Fatosave të KF “Drita”, në këtë konkurrencë është unanimisht më i miri në futbollin e Kosovës.

Ylli në paraqitjet e tij në edicionin e garave të Fatosave ka mahnit me talentin që ka, duke bërë që shumë klube si Rajonale, por edhe ato Evropiane të gjuajnë ‘grepin’ në këtë futbollist.

Karakteristik e këtij djaloshi është kultura sportive, nuhatja për gol në portat kundërshtare, driblingu, si dhe fizionomia gjatë lojës duke e bërë këtë futbollist ‘tmerr’ për portat kundërshtare.

Në edicionin e sapo përfunduar të Fatosave, përpos që është shpallur kampion ai ka marrë edhe epitetin e golashënuesit më të mirë në Kosovë, duke shënuar hiq më pak se 37 gola.

FIDANISHTJA

Se çfarë e karakterizon këtë djalosh trajneri i KF Drita të Fatosave Naser Bunjaku për rajonipress u shpreh,” Talenti Yll Ibrahimi përpos që e ka këtë emër, ai në të vërtet është Yll, është i pa konkurrencë është talent i jashtëzakonshëm, është i dalluar nga të gjithë futbollistët tjerë, mund të them lirisht se në futbollin e Kosovës po lind një Yll i vërtet i futbollit, vetë klubi ynë është me fat që e kemi këtë djalosh shembullor në mesin tonë”.

Për majtakun Yll Ibrahimi shprehet edhe prindi i tij, duke bërë me dije se kemi të bëjmë me një talent të jashtëzakonshëm, është duke i përgatitur një CD nga lojërat e tij, pasi shumë klube janë të interesuara që ta shohin për së afërmi, lojën e tij në fushën e gjelbërt të futbollit.

Për talentët e kësaj kategorie është mirë që edhe Komuna të interesohet nga afër, si dhe FFK-s ti ketë agjentët e saj, për ti mos i lënë që talentet e vendit të shuhen apo të largohen, pa e ditur se ata gjinden në mesin tonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.