Mustafi injoron Realin
Mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi është i lumtur në klub, dhe nuk dëshiron të transferohet në Real Madrid.
Futbollisti shqiptar, reprezentues i Gjermanisë, ka zgjuar interesim nga gjiganti spanjoll. Por, ai nuk duket të jetë i interesuar të largohet nga Mestalla.
“Është e vërtetë që është folur për një interesim të Realit, kjo gjë sigurisht se më nderon. Është një vlerësim i madh për atë që kam treguar në fushë gjatë sezonit të fundit”, deklaroi Mustafi për “Spox.com”.
“Gjithsesi për momentin jam mirë te Valencia, jam i lumtur aty dhe dua të qëndroj te klubi nga Mestalla“, u shpreh ai.

