UEFA i ‘hakmerret’ Shqipërisë
Ka ndryshuar në mënyrë të pakuptimtë renditja e UEFA-s për grupin i të kualifikueseve për Europianin “Francë 2016″.
Edhe pse Kombëtarja shqiptare ka një golavarazh më të mirë se Danimarka, e sheh veten në vendin e 3-të në këtë grup në kuotën e 10 pikëve po aq sa danezët.
Ndërkohë bie në sy edhe rikthimi i 3 pikëve të Serbisë. Kjo kombëtare renditet e fundit me 1 pikë ndërkohë duhet të kishte -2 pikë pas vendimit të KAS-it. Nuk ka ende asnjë sqarim pse ka ndryshuar kjo renditje nga UEFA, raporton panorama.
Është një ”hakmarrje” ndaj KAS-it, apo është një gabim që do rregullohet së shpejti.


