Pas shantazhit me fotografi, kosovari mbetet pa pasaportë zvicerane
Një kosovar i mitur mbetet i vetmi nga familja pesë anëtarëshe pa pasaportë zvicerane. Ai kishte fotografuar një kolege të tij gjatë marrëdhënies seksuale dhe pastaj fotografitë ia kishte dërguar në celular.
Pakujdesia e 14 vjeçarit nga Kosova i ka kushtuar shtrenjtë në Zvicër. Në pranverë të vitit 2014 në qytetin Biel derisa ai kryente marrëdhënie seksuale orale me një kolege të tij, ai e kishte fotografuar, ndërkohë më vonë të gjitha fotografitë ia dërgon në celularin e saj, raporton “Bernerzeitung.ch”.
Këtë gjest në korrik të vitit 2014, avokatët për të drejtat e të rinjve në Bernë e cilësojnë si një shantazh pornografik dhe të miturin kosovar e shpallin fajtor, përcjell “Albinfo.ch”.
Për sekretariatin e shtetit për migrim, ky fakt ka qenë i mjaftueshëm që djaloshi të mos të pajiset më me pasaportë zvicerane. Ndërkohë avokati i të riut ka bërë ankesë, por edhe ankesa e tij është refuzuar.
Djaloshi ka mundësi që pas dy vjetësh të provojë edhe një herë fatin e tij, megjithatë të gjitha shpenzimet deri 3 mijë franga i ngarkohen të riut kosovar./albinfo/


