KKVITI

Liridon Hasani përforcim i ri i Vllaznisë së Pozharanit

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Pozharan – Vllaznia e Pozharanit anëtarë e Ligës së parë të Kosovës ka sjell në radhët e veta edhe një lojtarë të spikatur e ai është Liridon Hasani nga KF Gjilani i cili është një realizator i spikatur. Kryesia e klubit të Vllaznisë përkatësisht kryetari Besim Halimi tha për rajonipress se Vllaznia në kuadër të përpjekjeve që është duke bërë për të përforcuar skuadrën me lojtarë të dalluar para dy ditësh ka përfunduar bisedimet me sukses dhe ka arrit marrëveshje që pjesë e Vllaznisë në edicionin e ri të garave të jetë Liridon Hasani që ka mbrojtur ngjyrat e KF Gjilanit.

Liridon Hasani ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës, por për shkak të një lëndimi të rëndë të marrë në lojë me Dritën, kishte pauzuar për disa muaj. Konfirmimin e transferimit të tij nga Gjilani në radhët e Vllaznisë e ka bërë vetë lojtari Liridon Hasani i cili u shpreh se ka arritur marrëveshje drejtuesit e klubit të Vllaznisë për të kaluar në këtë skuadër.

“Drejtuesit e këtij klubi me kanë ofruar kushte shumë të mira, prandaj vendosa të jem pjesë e kësaj skuadre. KF Vllaznia është ekip me ambicie të mëdha dhe ishte ndër skuadrat që ka befasuar për të mirë në kampionatin e porsapërfunduar në Ligën e parë. Ka një organizim të mirë. Besoj që me një trajner siç është Sallah Sherifi, sukseset në edicionin e ri nuk do të na mungojnë”, ka thënë për rajonipress Liridon Hasani.

Uji Dea

E Besim Halimi kryetar i klubit të Vllaznisë u shprehe se ardhja e Hasanit është përforcim i madh për ekipin tonë sepse treshja e repartit të sulmit tani në skuadrën tonë – Hasani- Muji dhe Livoreka do të jetë “atomik” dhe se ambiciet tona do të jenë të jemi diku në pjesën e kreut të tabelës.

Halimi tha se Liridon Hasani është lojtari i fundit që erdhi përforcim në klubin tonë pasi fondi i lojtarëve është i mjaftueshëm sepse nga radhët e Vllaznisë nuk është larguar asnjë lojtarë që ka mbrojtur ngjyrat e Vllaznisë në edicionin e kaluar.

Ndryshe pjesë e Vllaznisë pos Liridon Hasanit janë bërë edhe Albion Pira nga KF Ferizaj, Mensur Livoreka dhe Ejup Brruti që erdhën nga Lepenci i Kaçanikut./aziz zuka/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.